Komuniteti Vlora

Komuniteti Vlonjat

 

Mos keni humbur gjë e-mail aktivizimi?

Identifikohuni me emrin, fjalëkalimin dhe kohën e identifikimit
Kërkim i avancuar:  
*
Vlora
Vlora
Shteti: Shqipëri
Qarku: Vlorë
Rrethi: Vlorë
Egzistenca: Shekulli 6 BC
Kryetar: Shpëtim Gjika
Faqe Zyrtare:
Bashkia e Vlorës
Koha: Evropa Qëndrore (UTC+1)
Prefiksi: 00355 33
Targa(t): VL
Mirëserdhët në komunitetin e Vlorës
Perla Shqiptare. Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë.
Bulevardi i Vlores Vlora shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Shqipërise, gjatë fundit jugor të detit Adriatik, dhe pjesës veriore të detit Jon. Ndodhet 135 km larg kryeqytetit të vendit, Tirana, vetëm 72 km në perëndim, e ndajnë nga Italia (Kanali i Otrantos), dhe 123 km, në jug me Greqinë (Ishulli i Korfuzit).

Një mrekulli e veçantë! Gjiri i Vlorës, laguna e Nartës, mali i Llogorasë, gryka e lumit Vjosë, gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit dhe i Zvërnecit. Rrallë ndodh që në bregdetin e një qyteti të takohen dy dete krejt të ndryshëm; Ishulli SazaniDeti Adriatik, me plazhet e gjata me rërë dhe pyjet e pishave, dhe Deti Jon me brezaret e agrumeve, ujëra kristali blu, shkëmbinj dhe plazhe ekzotike. Kjo ndodh vetëm në Vlorë.

Vlora është një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz naturor, bitum dhe kripë. E zhvilluar në qytet është industria tekstile si dhe ajo e ndërtimit.

Vitet e fundit ka patur një zhvillim të madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve. Sot, Vlora është një qëndër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.

Bregdeti i Vlores Pushimet në Vlorë janë dinamike, pasi Vlora ofron të gjitha kushtet dhe pasuritë e saja të pafundme, nga plazhet e mrekullueshme, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitëse, tek kafetë dhe restorantet moderne.

Në Vlorë ndodhet i vetmi gadishull i Shqiperisë, Karaburuni, me gjatesi 16 km, gjeresi 3-5 km, me siperfaqe 62 km². Gadishulli i Karaburunit njihet që në lashtësi për pasuritë natyrore (mermeri i famshëm), pasuritë pyjore (valanidhi), pasuritë historiko arkeologjike si dhe rezervatin e pasur me derra të egër.

Gjithashtu, 17 km larg portit të Skelës, Vlorë, dhe 9 km nga Treporti, Vlorë, ndodhet ishulli i Sazanit. Maja e tij më e lartë është 342 metra. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi 12 km, me përbërje shkëmbore monolitike.

Vlora njihet si vendi i ullirit, duke pasur të regjistruar rreth 280.000 rrënjë ulliri. Ulliri i markës "Vlonjak", është një nga markat më të vjetra në Evropë dhe njihet për prodhueshmëri të lartë vaji.
*
Ora
*
Reklama
Bulevardi i Vlores